• e enjte, 23 prill 2026

Përfundoi takimi i Trampit me këshilltarët për bllokadën e re të ngushticës së Hormuzit

Përfundoi takimi i Trampit me këshilltarët për bllokadën e re të ngushticës së Hormuzit

Uashington, 19 prill 2026 (MIA) - Përfundoi takimi i presidentit amerikan, Donald Tramp dhe këshilltarëve të tij më të lartë lidhur me mbylljen e re të ngushticës së Hormuzit nga ana e Iranit, ndërsa ende nuk dihet cili është epilogu i takimit, kumtoi "Gardian".

Në takim morën pjesë, mes të tjerëve, nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens, sekretari i Mbrojtjes, Pit Hegset dhe sekretari i Shtetit, Marko Rubio.

Nuk dihet cili është epilogu i tkaimit, as cilat janë hapat e ardhshëm të mundshëm të SHBA-së. Siç kumtoi "Gardian", Trampi u largua nga Shtëpia e Bardhë pas tkaimit dhe shkoi në terrenin për golf.

Në ditët e fundit, Tramp pati bisedë telefonike me komandantin e Shtatmadhorisë së armatës pakistaneze, Asim Munir, si dhe me përfaqësues iranianë.

Irani, pas zhbllokimit të shkurtë të ngushticës së Hormuzit, mbrëmë kumtoi se kalimi është mbyllur sërish, sepse, siç është cekur, "Shtetet e Bashkuara Amerikane nuk i përmbushën obligimete veta sipas marrëveshjes për ndërprerje dyjavore të zjarrit".

Korpusi iranian i gardës revolucionare kumtoi se duke filluar prej mbrëmë, ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur për shkak të shkeljes së ndërprerjes së zjarrit nga ana e SHBA-së dhe paralajmëroi se asnjë anije nuk guxon të zhvendoset nga ankorimi i vet në Gjirin persik dhe Detin e Omanit, ndërsa afrimi drejt ngushticës së Hormuzit do të konsiderohet si bashkëpunim me armikun, prëderisa secila anije që do t'i shkelë këto kushte do të jetë cak i sulmeve. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR