• e shtunë, 18 prill 2026

Pit Hegset nuk do të marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën

Pit Hegset nuk do të marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën

Uashington, 15 prill 2026 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset nuk do të marrë pjesë në takimin e sotëm të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili bashkon rreth 51 vende, publikuan mediat lokale.

Mungesa e tij do t’i bënte Shtetet e Bashkuara një nga vendet e pakta që nuk do të dërgojnë një përfaqësues të lartë civil të mbrojtjes në takimin e aleatëve në Kiev.

Në vend të tij, zyrtari i lartë i Pentagonit për politikë, Elbrixh Kolbi, do të marrë pjesë në seancën virtuale, si dhe në takimin e mëparshëm në shkurt, sipas dy përfaqësuesve amerikanë që folën në kushte anonimiteti, transmeton "Politiko".

Pritet që më shumë se 50 ministra të Mbrojtjes nga vendet që mbështesin Ukrainën të marrin pjesë në takimin e sotëm virtual. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR