Peter Magjar kërkon dorëheqjen e presidentit të Hungarisë pas fitores në zgjedhje
- Lideri i partisë fituese "TISA", Peter Magjar, kërkoi nga presidenti hungarez Tamash Shulok të jap dorëheqje menjëherë pas formimit të qeverisë së tij. Para takimit të sotëm në rezidencën presidenciale, Magjar deklaroi se Shulok duhet të tërhiqet nga funksioni për ta respektuar vullnetin e popullit.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:26, 15 prill, 2026
Budapest, 15 prill 2026 (MIA) - Lideri i partisë fituese "TISA", Peter Magjar, kërkoi nga presidenti hungarez Tamash Shulok të jap dorëheqje menjëherë pas formimit të qeverisë së tij. Para takimit të sotëm në rezidencën presidenciale, Magjar deklaroi se Shulok duhet të tërhiqet nga funksioni për ta respektuar vullnetin e popullit.
"Presidenti Shulok nuk është i aftë të përfaqësojë unitetin e kombit hungarez, nuk është i denjë të jetë mbrojtës i sundimit të ligjit dhe nuk mund të shërbejë si busull morale për popullin", deklaroi Magjar për gazetarët, duke theksuar se këtë mesazh do t'ia përcjellë drejtëpërdrejtë kreut të shtetit.
Tamash Shulok ishte zgjedhur nga parlamenti në shkurt të vitit 2024. Magjar theksoi se nëse presidenti nuk tërhiqet vullnetarish, partia e tij do të inicojë ndryshime në Kushtetutë. Nga kabineti presidencial njoftuan se Shulok do t'i shqyrtojë argumentet e paraqitura. qa/
Foto: EPA