• e enjte, 04 dhjetor 2025

Miliona punëtorë në rrugë në kërkim të të drejtave: Dita Ndërkombëtare e Punës festohet në mbarë botën

Miliona punëtorë në rrugë në kërkim të të drejtave: Dita Ndërkombëtare e Punës festohet në mbarë botën

Tokio, Los Anxhelos, Xhakartë, Stamboll, 1 maj 2025 (MIA) – Mijëra njerëz sot dolën në rrugët e Tokios me tingujt e tupanëve tradicionalë që ta festojnë 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës, që sot festohet në mbarë botën nga Tokio deri në Los Anxhelos. 

Kjo festë i shënon luftërat dhe arritjet e punëtorëve dhe lëvizjes së punëtorëve. 

Pritet që mijëra njerëz të marrin pjesë në marshet protestuese përgjatë SHBA-së, duke përfshirë edhe në Çikago, Los Anxhelos, Nju Jork dhe Filadelfia. 

Në kryeqytetin japonez, Tokio, Junko Kuramoçi, anëtare e një grupi të nënave të cilat dolën në rrugët e Tokios, tha se të drejtat e punëtorëve duhet të njihen që të munden fëmijët e tyre të jetojnë me shpresë. 

Organizatorët amerikanë thanë se porosia e tyre këtë vit është për luftë kundër politikave kundër emigrantëve dhe kundër dallimeve të presidentit amerikan Donald Tramp. 

Punëtori i ndërtimtarisë, Tadashi Ito, tha se është i shqetësuar për rritjen e mundshme të çmimit të lëndëve të para të importuara në muajt e ardhshëm. 

"Të gjithë luftojnë për vende pune, kështu që kontratat kanë tendencë të lidhen aty ku pagat janë më të ulëta", tha ai, duke shtuar se punëtorët në Japoni mendojnë se paqja është e para dhe shpresojnë që Trampi do të zhdukë konfliktin dhe pabarazinë.

Në Indonezi, presidenti Prabovo Subianto i përshëndeti mijëra punëtorët të cilët u grumbulluan në Parkun Kombëtar në Xhakartë. 

“Qeveria të cilën e udhëheq do të punojë sa më shumë që është e mundur më me mund që ta eliminojë varfërinë në Indonezi”, u tha Subianto të mbledhurve. 

Pritet që rreth 200.000 punëtorë indonezianë të marrin pjesë në marshet për 1 Maj në vend, ekonominë më të madhe në Azinë Juglindore, tha kryetari i Konfederatës së sindikatave indoneziane, Said Ikball. 

Ata kërkojnë rritje të pagave dhe mbrojtje të punëtorëve vendorë dhe punëtorëve emigrantë jashtë vendit. 

Në Tajvan, rreth 2.500 anëtare të sindikatës të cilët përfaqësojnë më shumë sektorë, nga peshkataria në telekomunikime, dolën në rrugët e kryeqytetit Tajpei, duke mbajtur flamuj dhe duke kërkuar kushte më të mira për punë. 

Në Japoni, kërkesat e pjesëmarrësve të marshit lëvizin nga paga më të larta, barazi gjinore, mbrojtje shëndetësore, deri në ulje të shpenzimeve të ushtrisë dhe ndihmë për viktimat nga tërmeti. Ata, gjithashtu, kërkuan armëpushim në Gazë dhe fund të luftës në Ukrainë. 

“Punëtorë nga e gjithë bota janë bashkuar. 1 Maji”, brohoritën turma në Japoni. 

Pritet që njëri nga tubimet më të mëdha për Ditën Ndërkombëtare të Punës këtë vit në Los Angjelos, ndërsa transparenca në atë qytet në mënyrë koncize e transmetoi porosinë e sotme: “Një luftë, një betejë, punëtorë bashkohuni”.  

"Po e çojmë luftën kundër miliarderëve dhe politikanëve që po përpiqen të na ndajnë me frikë dhe gënjeshtra. Ne e dimë të vërtetën, një sulm ndaj punëtorëve emigrantë është një sulm ndaj të gjithë punëtorëve", tha Ejprill Veret, kryetare e Sindikatës Ndërkombëtare të Punëtorëve në Shërbime, i cili përfaqëson dy milionë punëtorë.

Më shumë se 150 anëtare të partive të majta, sindikata dhe organizata rinore ishin arrestuar në bastisje të shtëpive të martën dhe mërkurën në qytetet e mëdha, duke përfshirë edhe Stambollin, Ankaranë dhe Izmirin, para demonstratave për 1 Maj, njoftuan mediat turke.  

Një nga arsyet për operacionet e policisë në Stamboll është ajo që punëtorët dhe të rinjtë duan ta festojnë 1 Majin në sheshin Taksim. 

Që nga viti 2013, qeveria e kryetarit Rexhep Taip Erdogan e mbylli këtë shesh të rëndësishëm historik për klasën punëtore që ti pengojë demonstratat për 1 Maj. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR