Saldo: Shtatë persona e humbën jetën në sulmin e fluturakeve ukrainase pa pilot ndaj tregut në rajonin e Hersonit
- Së paku shtatë persona janë vrarë në sulmin e fluturakeve ukrainase pa pilot ndaj një tregu në qytetin Oleshki, në rajonin e Hersonit. tregojnë të dhënat fillestare të shërbimeve lokale, deklaroi sot guvernatori rajonal, Volodimir Saldo.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:10, 1 maj, 2025
Simferopol, 1 maj 2025 (MIA) - Së paku shtatë persona janë vrarë në sulmin e fluturakeve ukrainase pa pilot ndaj një tregu në qytetin Oleshki, në rajonin e Hersonit. tregojnë të dhënat fillestare të shërbimeve lokale, deklaroi sot guvernatori rajonal, Volodimir Saldo.
Saldo, i cituar nga mediumet ruse, deklaroi se gjatë sulmit janë lënduar mbi 40 persona.
"Rreth orës 9:30 sot në mëngjes në Aleshki, në rajonin e tregut qendror, forcat e armatosura ukrainase filluan sulm masiv me fluturake pa pilot ndaj civilëve. Në kohën e sulmit, në treg ka pasur shumë njerëz", shkroi Saldo në kanalin Telegram.
Guvernatori deklaroi se rrethanat e incidentit ende po konfirmohen dhe se ekipet për raste urgjente janë në vendin e ngjarjes.
Rajoni i hersonit ndodhet në rrjedhën e gjatë të lumit Dnjepër dhe është i rrethuar me Detin Azov dhe Detin e Zi.
Sipas të dhënave ruse, armata ruse për momentin kontrollon rreth 75 për qind të rajonit të Hersonit, përderisa forcat e armatosura ukrainase e kontrollojnë bregun e djathtë të Dnjeprit, përfshirë edhe qytetin Herson. ab/
Fotо: МIА arkivi