• e enjte, 15 maj 2025

Osmani takoi ministren Valtonen: E falënderova për mbështetjen e fuqishme të Finlandës

Osmani takoi ministren Valtonen: E falënderova për mbështetjen e fuqishme të Finlandës

Prishtinë, 24 prill 2025 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Helsinki është takuar edhe me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

“Në Helsinki pata kënaqësinë ta takoj edhe ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen - një mike e çmuar e Kosovës. E falënderova për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, si dhe ritheksova përkushtimin e thellë të Kosovës për forcimin e partneritetit tonë ndërshtetëror”, ka shkruar Osmani.

QËNDRONI TË LIDHUR