Filloi takimi mes presidentes së Kosovës Osmani dhe shefit të diplomacisë britanike Lemi
- Në Prishtinë filloi takimi i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe shefit të diplomacisë britanike, Dejvid Lemi, ndërsa pas përfundimit të bisedimeve do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp.

Prishtinë, 2 prill 2025 (MIA) - Në Prishtinë filloi takimi i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe shefit të diplomacisë britanike, Dejvid Lemi, ndërsa pas përfundimit të bisedimeve do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp.
Lemi dje është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla Shvarc.
Vizita e Lemit vjen në një kohë kur Britania e Madhe e shqyrton mundësinë për shitjen e armëve në Kosovë.
Ky zhvillim i ngjarjeve u paralajmërua disa javë më parë nga ministrja britanike shtetërore, Marija Igll, e cila paralajmëroi se Londra po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje për furnizimin e Kosovës me pajisje ushtarake.
Pritet që Lami të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Kosovës, ku fokusi i bisedimeve do të jetë në çështjet e sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Vizita konsiderohet e rëndësishme për mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën dhe forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s