• e enjte, 10 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Senatori amerikan Kori Buker vendosi rekord me 25 orë fjalim në Senat kundër politikave të Trampit

Senatori amerikan Kori Buker vendosi rekord me 25 orë fjalim në Senat kundër politikave të Trampit

Uashington, 2 prill 2025 (MIA) - Senatori nga radhët e Partisë Demokratike, Kori Buker vendosi rekord të ri në Senatin amerikan, duke mbajtur fjalim për më shumë se 25 orë pa ndërprerje, duke protestuar kundër politikave të Donald Trampit. 

"Po qëndroj këtu me qëllim që ta prish zhvillimin normal të punës në Senatin e SHBA-së dhe do të qëndroj derisa të jem i aftë fizikisht. Do të qëndroj sonte, pasi sinqerisht besoj se vendi jonë është në krizë", deklaroi ai dje, në fillim të fjalimit të tij maratonik.

Fjalimi i senatorit nga Nju-Xhersi e theu rekordin e vitit 1957, i vendosur nga Strom Tarmond - senator i Karolinës së Jugut, përkrahës i segregacionit racor, i cili kundërshtoi ligjin historik për të drejtat civile dhe foli në sallën plenare për 24 orë e 18 minuta.

Simbolikisht, pak para se të thejë këtë rekord, Kori Buker me zë emocionues dhe të lodhur i përkujtoi fjalët e njërit nga mentorët e tij - Xhon Luis, figurë emblematike të Lëvizjes për të drejtat civile të viteve të 60-ta. 

Rregullat e brendshme të Dhomës së Lartë të Kongresit lejojnë që çdo senator të flasë, përderisa qëndron drejtë dhe flet pa ndërprerje. Kjo metodë është e njohur si "filibaster" - fjalë që rrjedhë nga gjuha franceze "flibustier" (pirat, aktiv në brigjet amerikane nga shekulli i 16-të deri në shekullin e 18-të), sepse senatori praktikisht e ka "rrëmbyer foltoren dhe në këtë mënyrë e ka penguar mbylljen e debateve. 

Rregullat janë strikte: nuk lejohet ulja ose pushimi, as edhe për nevojat fiziologjike. Pushimi i vetëm i lejuar është ajo për votim - kur një senator tjetër mund të marrë fjalën për t'i bërë një pyetje folësit, me ç'rast ndonjëherë edhe vetë pyetja prolongohet. qa/bsh/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR