• e martë, 08 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tramp vendos tarifa të reja, duke paralajmëruar "epokë të artë" për SHBA-në

Tramp vendos tarifa të reja, duke paralajmëruar

Uashington, 2 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot do të fillojë, ashtu siç e quan, "nënën e të gjitha betejave tregtare" duke vendosur tarifa të reja, të cilat, sipas tij, do të shënojnë fillimin e një "epoke të artë" për SHBA-në, por të cilat, sipas analistëve, mund të shkaktojnë lëkundje në ekonominë globale.

Tramp dje, sipas zëdhënëses së tij Karolajn Levit, ishte "i fokusuar në finalizimin" e planit, përmbajtja dhe shtrirja e të cilit mbeten mister. "Prej nesër, grabitja e Amerikës përfundon", deklaroi Levit, duke theksuar se tarifat do të hyjnë në fuqi "menjëherë".

Tarifat e reja do të zbulohen pikërisht sot, ditë që Trampi e quan "Ditë të çlirimit", gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë në orën 16:00 sipas kohës lokale (23:00 sipas orës së mesme evropiane). Kjo do të thotë se vendimi do të shpallet menjëherë pas mbylljes së bursës së Nju-Jorkut, e cila tashmë po përjeton paqëndrueshmëri, si dhe në tregjet e tjera të botës, shkruan Frans pres.

Administrata amerikane nuk ka komentuar raportimet e mediave se po mendon për vendosjen e një takse të unifikuar prej 20 për qind për të gjitha produktet e importuara, në vend të tarifave të bazuara në origjinën e mallrave.

Që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë, Tramp ka rritur tashmë tarifat për mallrat kineze, një pjesë prej importeve nga Meksika dhe Kanadaja, si dhe të çelikut dhe aluminit.

Në mënyrë shtesë, prej nesër pritet që SHBA-ja të vendosë tarifa të reja prej 25 për qind për automjetet e importuara dhe pjesë për automobilë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR