• e premte, 23 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Trampi e paraljmëroi buxhetin e parë të mbrojtjes prej një bilion dollarë

Trampi e paraljmëroi buxhetin e parë të mbrojtjes prej një bilion dollarë

 Uashington, 8 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi dhe sekretari i mbrojtjes Pit Hegset kanë shpallur propozimin për buxhetin e mbrojtjes në vlerë prej një bilion dollarë, që është një shumë rekord për ushtrinë.

 Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, Trampi tha se buxheti i ardhshëm do të jetë "afër" një bilion dollarë.

Hegset shkoi një hap më tej në një postim në Platformën Iks mbrëmë, duke thënë se Tramp po "rindërton ushtrinë - dhe atë shpejt". 

 "Së shpejti: Buxheti i parë prej një bilion dollarë për Ministrinë e Mbrojtjes", postoi Hegset nga llogaria e tij personale. "(PS: Planifikojmë me mençuri të shpenzojmë çdo dollar të taksapaguesve...)".

Kjo shumë përfaqëson një rritje të konsiderueshme mbi 892 miliardë dollarë që Kongresi ka ndarë këtë vit për programet e mbrojtjes kombëtare, duke përfshirë Pentagonin, zhvillimin e armëve bërthamore dhe programet e sigurisë në agjenci të tjera. Kjo po ndodh edhe teksa forcat e armatosura përpiqen të shkurtojnë 8 për qind të buxheteve të tyre individuale dhe të riinvestojnë fondet në modernizim. 

 Hegset, gjithashtu, planifikon të zvogëlojë numrin e punonjësve civilë në departament në mbarë botën ndërsa Pentagoni fillon punën për konsolidimin e bazave vendase dhe të huaja.

Komentet e tyre habitën publikun duke qenë se prezantimi i buxhetit federal nuk pritet para fundit të majit. 

Trampi nuk specifikoi nëse bilionë dollarë do të ndahen ekskluzivisht për Pentagonin ose për buxhetin e përgjithshëm të mbrojtjes kombëtare, i cili përfshin agjenci të tjera. Megjithatë, shpenzimet e mbrojtjes kombëtare tashmë ishin parashikuar të tejkalonin 900 miliardë dollarë në buxhetin e ardhshëm. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR