Rute: Përforcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Kinës është befasues
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, e përshkruajti përforcimin e kapaciteteve mbrojtëse kineze "befasues".
- Post By Arta Bunjaku
- 11:38, 8 prill, 2025

Tokio, 8 prill 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, e përshkruajti përforcimin e kapaciteteve mbrojtëse kineze "befasues".
Ai këtë e deklaroi gjatë vizitës së tij në Japoni, që filloi sot dhe ka për qëllim ta zgjerojë ndikimin e Aleancës në rajonin aziatiko-pacifik.
"Të mos jemi naivë në raport me Kinën. Përforcimi i forcave të saj të armatosura, investimet e saja në industrinë mbrojtëse dhe në aftësitë e saja mbrojtëse janë befasuese", tha Rute në intervistën e publikuar në gazetën Japan tajms.
Presidenti amerikan, Donald Tramp dëshiron që aleatët amerikanë në rajonin aziatiko-pacifik t'i përforcojnë kapacitetet e veta ushtarake në mënyrë që t'i kunrëdvihen Kinës dhe ta kthejnë Korenë e Veriut.
"SHBA-ja gjithnjë e më tepër investon që NATO të jetë më tepër e kyçur (në rajon). Jo në kuptimin e nenit 5, por në kuptim të përhapjes së ndikimit, të mbështetjes së ndërsjelltë në kuadër të NATO-s", tha Rute.
Neni 5 i Kartës së NATO-s thotë se një vend anëtar, nëse sulmohet, të tjerat do ta konsiderojnë atë si sulm ndaj të gjithë aleatëve dhe do të ndihmojnë.
Rute sot do ta vizitojë bazën detare Jokosuka, në jug të Tokios, ndërsa nesër do të takohet me kryeministrin japonez, Shigeru Ishiba dhe me përfaqësues të lartë japonezë.
Në vitet e fundit, NATO do të tentojë t'i përforcojë lidhjet e veta me Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re me ftimin e liderëve të tyre për të marrë pjesë në samitet e NATO-s.
"Duhet t'i tejkalojmë deklaratat e përbashkëta..., eja të bëjmë diçka konkrete", tha Rute, i cili u bë sekretar i përgjithshëm i NATO-s në tetor. ab/