• e diel, 19 prill 2026

Çifçi: Nëntë persona, mes të cilëve tetë fëmijë, janë vrarë në një shkollë të mesme në qarkun turk Kahramanmarash

Çifçi: Nëntë persona, mes të cilëve tetë fëmijë, janë vrarë në një shkollë të mesme në qarkun turk Kahramanmarash

Ankara, 15 prill 026 (MIA) - Nëntë persona, mes të cilëve tetë fëmijë, janë vrarë në të shtënat e sotme në një shkollë të mesme në qarkun Kahramanmarash, në juglindje të Turqisë, kumtoi minsitri i Punëve të Brendshme, Mustafa Çifçi.

Mediumet britanike, duke e transmetuar ministrin Çifçi nga konferenca për shtyp, theksojnë se në incident janë lënduar edhe 13 persona, prej të cilëve gjashtë janë në gjendje kritike.

Një nxënës 14-vjeçar sot hapi zjarr ndaj dy klasave në shkollën e mesme, në incidentin e tillë të dytë në Turqi brenda dy ditëve.

Ai erdhi në shkollë i armatosur me armë për të cilën besohet se i takon babait të tij, polic i pensionuar, deklaroi guvernatori i qarkut Kahramanmarash, Mukerem Unluer, duke shtuar se ka mbajtur pesë armë zjarri dhe shtatë karikatorë që me siguri i ka marrë nga babai i tij.

Nuk është e qartë nëse sulmuesi është vrarë nga policia apo ka kryer vetëvrasje.

Sipas ministrit Çifçi, bëhet fjalë për "incident personalisht të motivuar", ndërsa rrethanat e të shtënave po hetohen.

Çifçi tha se gjashtë nga 13 të plagosurit janë në gjendje serioze.

Ministri i Drejtësisë, Akin Gurlek deklaroi se autoritetet po i hetojnë motivet e sulmit, përderisa të lënduarit janë dërguar në spitalet e rajonit. Ai deklaroi se shtatë prokurorë janë prëfshirë në hetimin për sulmin e armatosur dhe se është dhënë ndalesë për publikim të informatave për incidentin.

Sulmi ndodhi një ditë pasi që 16 persona, kryesisht nxënës, u plagosën kur një nxënës i mëparshëm hapi zjarr në një shkollë të mesme në qarkun e afërt Shanliurfa.

Sulmuesi më vonë kreu vetëvrasje.

Radiodifuzeri turk TRT e identifikoi sulmuesin e fundit si Isa Aras Mersili dhe tha se babai i tij është arrestuar.

Autoritetet turke vendosën ndalesë për emetim të pamjeve "traumatike" nga të shtënat, duke i paralajmëruar organizatat mediatike ta kufizojnë raportimin vetëm në deklarata nga persona zyrtarë.

prindërit u nisën drejt shkollës në rajonin Onikisubat, në Kahramanmarash, pasi që dëshuan raportime për sulm të armatosur, kumtoi televizioni turk NTV. ab/

Foto:X

QËNDRONI TË LIDHUR