• e martë, 03 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kallas në Tiranë: Viti 2030 - qëllim real për integrimin e Shqipërisë në BE, por të dyja palët duhet ta kryejnë mirë "detyrën e shtëpisë"

Kallas në Tiranë: Viti 2030  - qëllim real për integrimin e Shqipërisë në BE, por të dyja palët duhet ta kryejnë mirë

Tiranë, 8 prill 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, sot gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, deklaroi se qëllimi për integrim të Shqipërisë në familjen evropiane deri në vitin 2030 është qëllim real, por kjo bazohet në sundimin e së drejtës dhe është kushtëzuar nga fakti se të dyja palët duhet të kryejnë mirë "detyrën e vet të shtëpisë" gjatë këtij udhëtimi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse kushtëzohet integrimi i Shqipërisë në BE nga reforma të caktuara, një prej tyre ajo e ndjekjes së korrupsionit ndaj zyrtarëve të lartë, Kallas tha se "viti 2030 është një objektiv realist, në rast se ne të gjithë do të ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës. Por, jo vetëm reformat që duhen miratuar, por edhe reformat e miratuara që duhen të vihen në zbatim".

"Dhe sundimi i ligjit është skajshmërisht i rëndësishëm, pasi shteti i së drejtës është një nga themelet e BE, por edhe themeli i begatisë së një vendi sepse në rast se investuesit kanë besim te sistemi juaj ligjor ata kanë besim të investojnë në ekonominë tuaj. Kjo është në të mirën e Shqipërisë, është realiste në rast se të gjithë bëjmë detyrat e shtëpisë", tha Kallas, kumtoi ATSH.

Sipas saj, "Shqipëria është partnere e fuqishme e BE-së dhe aleate e NATO-s, në pajtim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së", duke thënë fjalë lavdëruese për vendimin e Shqipërisë për të zbatuar sanksione kundër Rusisë.

Lidhur me Serbinë dhe Kosovën, vlerësoi se pa normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve nuk mund të ketë përparim.

Во однос на Србија и Косово, оцени дека без нормализација на односите меѓу двете земји не може да има напредок.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se Shqipëria tërësisht është e harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së, duke tërhequr vëmendjen me atë rast edhe të kalendarit mjaft ambicioz të dakorduar me Komisionin evropian për mbyllje të negociatave për anëtarësim në vitin 2027, duke shtuar se mes Shqipërisë dhe BE-së nuk ka çështje të hapura.

Sipas tij, vetëm Partia e tij socialiste mund ta çojë vendin në BE, prandaj pret mbështetje të madhe në zgjedhjet e 11 majit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR