• e shtunë, 24 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Netanjahu: Izraeli do t'i ulë doganat dhe do t'i lehtësojë barrierat tregtare me SHBA-në

Netanjahu: Izraeli do t'i ulë doganat dhe do t'i lehtësojë barrierat tregtare me SHBA-në

Uashington, 8 prill 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se Izraeli planifikon t'i ulë doganat dhe t'i lehtësojë barrierat tregtare me SHBA-në.

"Ne kemi për qëllim ta bëjmë atë shumë shpejtë", tha Netanjahu gjatë prnaimit në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se qëllimi është edhe të ulet deficiti tregtar me SHBA-në.

Netanjahu është lideri i parë i huaj që është pritur për bisedime në Shtëpinë e Bardhë prej se qeveria amerikane javën e kalaur kumtoi dogana të reja të prëgjithshme prej minimum dhjetë për qind për importin prej pothuajse të gjithë partnerëve të saj tregtar.

SHBA-ja është aleati më i rëndësishëm i Izraelit, ndërsa megjithatë vendi nuk u lirua nga doganat e reja që i kumtoi Trampi javën e kalaur, me tëp dhëna shtesë prej 17 për qind që duhet të konstatohen për importin izraelit prej nesër.

Konferenca e planifikuar për shtyp mes dy liderëve pas takimit të tyre papritur ishte anuluar. Përfaqësuesi zyrtar i Shtëpisë së Barhdë e kumtoi anulimin pa cekur arsye, transmetoi DPA.

Megjithatë, disa gazetarë megjithatë u lejuan ta ndjekin fillimin e takimit në Dhomën ovale.

Para takimit, Netanjahu deklaroi se ka ndër mend të bisedojë për pakon e re doganore amerikane, përjekjet që të sigurohet lirimi i pengjeve të cilët i mban organizata militante palestineze Hamas në Rripin e Gazës dhe kërcënimin nga Irani.

Trampi e priti Netanjahun në fillim të shkurtit, që konsiderohej gjest i mbështetjes për kryeministrin izraelit, i cili hasi në kritika të ashpra ndërkombëtare lidhur me luftën rrjedhëse në Gazë.

Gjatë asaj vizite, Trampi tha se ka ndër mend që SHBA-ja ta marrë kontrollin ndaj Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta, për ta zhvilluar rajonin. Sipas planit të tyre, banorët e Gazës do të zhvendosen në vendet arabe dhe territori do të transformohet në "Rivierën e Lindjes së Afërt".

Komentet, të cilat propozonin zhvendosje të dy milionë banorëve palestinezë në Rripin e Gazës, shkaktuan mllef në botën arabe dhe më gjerë.

Trampi dha komente të ngjashme gjatë takimit të djeshëm, duke e quajtur Rripin e Gazës "pjesë të jashtëzakonshme të një prone të rëndësishme të paluajtshme".

"Kur SHBA-ja do ta kontrollonte dhe posedonte Rripin e Gazës do të ishte punë e mirë", shtoi ai.

Vizita e Netanjahut në Uashington vjen pas udhëtimit të javës së kalaur në Hungari.

Netanjahu po përballet me urdhër-arrest të Gjykatës ndërkombëtare penale (GJNP) për shkak të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në Gazë, por Hungaria, aqnëtare e gjykatës, nuk e arrestoi kryeministrin izraelit, në vend të kësaj i kumtoi planet për tërheqje nga organizata ndërkombëtare. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR