• e diel, 21 korrik 2024

Opozita kosovare me rezolutë kërkon dorëheqjen e Kurtit dhe shpërndarjen e Kuvendit

Opozita kosovare me rezolutë kërkon dorëheqjen e Kurtit dhe shpërndarjen e Kuvendit

 Prishtinë, 24 maj 2024 (MIA) - Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare në të cilën do të debatojë për tre vitet e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

 Seanca e sotme parlamentare është caktuar për të hënën në seancën e Kryesisë së Kuvendit, me kërkesë të opozitës Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila përmes rezolutës kërkon që "Qeveria t'i japë fund mandatit me dorëheqje ose me propozim për shkarkimin e saj", dhe pas dorëheqjes apo shkarkimit, Kuvendi i Kosovës të shpërndahet.

 Debati për trevjetorin e qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje (VV) ishte kërkuar edhe paraprakisht, por për shkak të mungesës së kryeministrit Kurti në Kuvend, nuk mundi të mbahet.

 Seanca në të cilën do të shqyrtohet projekt-rezoluta e AAK-së, parti e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, është caktuar për në orën 13.

 

QËNDRONI TË LIDHUR