• e martë, 05 nëntor 2024

Nxënësit e shkollave të mesme nga Shkupi dhe Velesi diskutuan për temat që prekin të rinjtë, në finalen e aktivitetit edukativ "Kam qëndrim"

Nxënësit e shkollave të mesme nga Shkupi dhe Velesi diskutuan për temat që prekin të rinjtë, në finalen e aktivitetit edukativ

27 mars 2024

Nxënësit e shkollave të mesme të tre shkollave kanë simuluar sot seancë plenare në kuadër të evenimentit final të aktivitetit edukativ “Kam qëndrim!”, mbajtja e të cilit është bërë praktikë e rregullt në Dhomën Ligjvënëse.

Nxënësit e shkollave të mesme nga SHMK "Koço Racin" - Veles, nga SHMMQSH "Pançe Karagjozov" dhe nga SHMEJQSH "Vasil Antevski Dren" diskutuan tri tema, dhe nuk munguan replikat dhe kundërreplikat si në seancë të vërtetë parlamentare.

Në rolin e gjykatëseve në finalen e sotme ishin deputetet Lidija Petkovska, Rashella Mizrahi, Dragica Gjavoçanova, Rina Aidari, si dhe udhëheqësja e Sektorit të Edukimit dhe Bibliotekës në Institutin Parlamentar, Ardita Jashari Bislimi.

Fitues të evenimentit final të sivjetshëm të “Kam qëndrim!” janë nxënësit e shkollës së mesme të “Vasil Antevski Dren”.

Aktiviteti edukativ “Kam qëndrim!”, i cili organizohet nga Instituti Parlamentar, është simulim i procesit të shqyrtimit të propozim-ligjit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kësaj radhe nxënësit në rolin e deputetëve diskutuan për tri tema që prekin drejtpërdrejt të rinjtë: “Nxitja e aktivitetit fizik tek të rinjtë”, “Siguria në komunikacionin rrugor” dhe “Papunësia e të rinjve”.

Aktivitetet në lidhje me “Kam qëndrim!” nisin në shkolla, ku takimet mbahen në udhëheqjen e mësimdhënësve-mentorëve. Nxënësit, të ndarë në tre komisione, diskutojnë për problem të caktuar politik dhe duhet të ofrojnë zgjidhje për të, të cilën duhet ta mbrojnë para nxënësve të tjerë.

Realizimi i suksesshëm i simulimit "Kam qëndrim!" kërkon përgatitje serioze dhe përkushtim nga ana e pjesëmarrësve. Për këtë qëllim, në kuadër të përgatitjeve për realizimin e aktivitetit, Instituti Parlamentar organizoi edhe punëtori ku mësimdhënësit fitojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të zbatuar simulimin dhe i mentorojnë me sukses nxënësit.

Qëllimi i mbajtjes së aktivitetit edukativ “Kam qëndrim!” është afrimi i punës së Kuvendit dhe procesit të miratimit të ligjeve me popullatën e re, e cila do të kontribuojë në zhvillimin e vetëdijes së tyre për demokracinë dhe do t'i inkurajojë dhe përgatisë për kritika dhe përfshirje shoqërore dhe politike.

Kuvendi i RMV-së

__________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR