Panel diskutim: Me bashkimin e kulurës dhe turizmit do të motivohen industritë krijuese që të veprojnë jashtë institucioneve
- Përmes zhvillimit të industrisë krijuese do të mundësojmë që njerëzir ta shikojnë të ardhmen dhe profitin e tyre jashtë institucioneve kombëtare. Nevojitet që të ulet vëllimi i institucioneve nacionale, ndërsa shumë më tepër të investohet në sektorin privat dhe në organizatat civile. Mundësia që të hapen teatro private dhe institucione të ngjashme është rruga që duhet të përcjellim. Pikërisht këtu është e ardhmja e çdo vendi, e cila pretendon të hyjë në familjen evropiane, porositi ministri i Kulturës dhe Turitmit, Zoran Lutkov, në panel diskutimin e sotëm në Shkup.
- Post By Melahat Baftija
- 13:24, 5 nëntor, 2024
Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - Përmes zhvillimit të industrisë krijuese do të mundësojmë që njerëzir ta shikojnë të ardhmen dhe profitin e tyre jashtë institucioneve kombëtare. Nevojitet që të ulet vëllimi i institucioneve nacionale, ndërsa shumë më tepër të investohet në sektorin privat dhe në organizatat civile. Mundësia që të hapen teatro private dhe institucione të ngjashme është rruga që duhet të përcjellim. Pikërisht këtu është e ardhmja e çdo vendi, e cila pretendon të hyjë në familjen evropiane, porositi ministri i Kulturës dhe Turitmit, Zoran Lutkov, në panel diskutimin e sotëm në Shkup.
Panel diskutimi është në temën "Operatorët kulturorë shtytës të rritjes djhe zhvillimit ekonomik lokal - tërheqje e investitorëve të huaj", ndërsa është mbajtur në kuadër të Konferencës për zhvillim të turizmit, që e organizon Skopje Design week 2024 në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
Lztkov pëemdni se gjëja e parë të cilës do t'i përkushtohet si ministër është zhvillimi i turizmit transit, sepse siç tha, kjo është diçka që për momentin është shumë e rëndësishme.
"Prej vitesh themi se kultura është konsumuese dhe nuk kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit dhe se duhet gjetur një model që kjo të duket ndryshe. Mendojmë në mënyrë progresive, mendojmë ekonomikisht, mendojmë shëndetshëm. Prandaj, ne duam t'i kombinojmë këta dy sektorë të rëndësishëm, sepse së bashku kultura dhe turizmi dhe industritë krijuese, që në fakt kombinojnë këta dy sektorë të rëndësishëm, mund të tregojnë se kultura mund të jetë domethënëse për buxhetin e shtetit, për të kontribuar në zhvillimin e shtetit. Përmes zhvillimit të industrive kreative, ne do t'u mundësojmë njerëzve të shohin më tej të ardhmen e tyre dhe fitimet e tyre jashtë institucioneve kombëtare", tha Lutkov.
Ai informoi se këtë mëngjes ka pasur takim me euroambasadorin Mihalis Rohas, i cili ka qenë ambicioz dhe i disponueshëm në pjesën e bashkimit të kulturës dhe turizmit.
"Kam pasur një takim më të gjatë me euroambasadorin Roksas. Ky ishte takimi ynë i tretë, por i pari zyrtar në zyrën time. Bëmë një bisedë më të gjatë dhe biseduam për këto tema. Roksas është shumë ambicioz dhe i apasionuar pas bashkimit të kulturës dhe turizmit. Është e rëndësishme se si ne si vend mund të hartojmë vlerat specifike kulturore që kemi. Si vend do të na duhet të vëmë në hartë të gjitha vlerat, si në fushën e folklorit dhe muzikës, por edhe në atë të arkeologjisë, turizmit dhe sportit. Si ministër, gjëja e parë që do të bëj është zhvillimi i turizmit transit, sepse është diçka që është shumë e rëndësishme për ne në këtë moment", shtoi Lutkov.
Ministri paralajmëroi se në vitin 2025 do të përgatiten programe të veçantë, të cilat do t'i përkasin pjesës së turizmit dhe gastronomisë, ndërsa ka edhe programe që do të fokusohen dejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit kulturor. mb/
Foto dhe video: MIA