• e martë, 24 dhjetor 2024

VLEN: Shqiptarët po zgjohen, BDI-ja po shembet!

VLEN: Shqiptarët po zgjohen, BDI-ja po shembet!

Shkup, 23 dhjetor 2024

Pas demaskimeve të vazhdueshme dhe sondazheve që nxjerrin BDI-në non grata në rënie të lirë, partia e listave të zeza po e ka të vështirë të mbushë sallat!

Ali Ahmeti dhe klika e tij, që pushtetin e përdorën për ta liruar nga burgu Mijallkovin, mendojnë se me truqet e banorit më të ri të listës së zezë amerikane, Artan Grubi, mund të relativizojnë keqqeverisjen e tyre të tmerrshme. Po gaboni, sepse shqiptarët nuk janë më të verbër, nuk mund t’i përdorni më si mish për top, e as si vegla elektorale.

BDI-ja non grata, me gjithë përpjekjet për të zhdukur të vërtetën, dëshiron që ne të harrojmë se ishte kjo parti, që në kohën e Gruevskit, dëshironte të paraqiste stemën e tij si stemë të shqiptarëve!

Të harrojmë Monstrën!
Të harrojmë Sopotin!
Të harrojmë Lagjen e Trimave!
Të harrojmë Soravinën!
Të harrojmë Llotarinë dhe sa e sa gjëra të tjera për 20 vjet pushtet!

VLEN është shpresa dhe zgjimi i shqiptarëve!

Koalicioni VLEN nuk është thjesht një forcë politike, por një lëvizje e popullit për drejtësi dhe ndryshim.

Koalicioni VLEN

_______________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR