Në tetor janë rritur çmimet e shërbimeve hotelierike
- Çmimet e shërbimeve hotelierike në tetor, krahasuar me shtatorin, shënojnë rritje prej 1,1 për qind, ndërkaq në raport me tetorin e vitit të kaluar rritje për 6,1 për qind.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:22, 5 nëntor, 2024

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - Çmimet e shërbimeve hotelierike në tetor, krahasuar me shtatorin, shënojnë rritje prej 1,1 për qind, ndërkaq në raport me tetorin e vitit të kaluar rritje për 6,1 për qind.
Të dhënat që i publikoi sot Enti shtetëror për statistika tregojnë se indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike në periudhën janar - tetor në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar është rritur për 5,6 për qind, dnërsa në raport me dhjetorin e vitit të kaluar për 3 për qind. ab/
Foto: МIА arkivi