• e premte, 22 nëntor 2024

Trençevska: VMRO-DPMNE të mos mbajë inat politik dhe ta pranojë propozim-ligjin tonë

Trençevska:  VMRO-DPMNE të mos mbajë  inat politik dhe ta pranojë propozim-ligjin tonë

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - Me miratimin e propozim-zgjidhjes ligjore të LSDM-së për heqjen e TVSH-së të produkteve ushqimore bazë, qytetarët nuk mund të kursejnë as 2.000 denarë në muaj, theksoi deputetja e LSDM-së Jovana Trençevska.

Ajo theksoi se me zgjidhjen ligjore janë përfshirë mbi 250 kategori të prodhimeve për të cilat TVSH-ja do të ulet prej 5 deri në 0 për qind.

"Kjo do të japë një efekt real dhe me të vërtetë do t'i ulë çmimet e shitjes me pakicë të produkteve ushqimore, me të cilët do të ulet edhe vlera e shportës konsumatore. Pjesëmarrje e ushqimit dhe pijeve në shportën konsumatore arrin 23.000 denarë, që do të thotë efektet e kësaj mase me kursim edhe deri në 2.000 denarë do të ndikojnë në mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe gjendjes së buxheteve familjare", tha Trençevska.

Ajo beson se nga zgjidhja ligjore përfitim do të kenë qytetarët dhe nuk do të rëndojnë aspak kompanitë.

"Kjo masë nuk do të mund të ndryshohet nga tregtarët siç ndodhi me masat e Qeverisë. Pas një muaji rezultoi se masa e qeverisë për ngrirjen e marzheve nuk solli asnjë rezultat. Shporta e konsumit është ulur për vetëm 57 denarë krahasuar me muajin e kaluar, në periudhën kur paga mesatare është ulur për 1000 denarë. Prandaj LSDM-ja u bën thirrje të gjithë deputetëve që ta përkrahin këtë zgjidhje ligjore", thotë Trençevska.

Ajo i bëri thirrje grupit të deputetëve të LSDM-së të mos mbajë inat politik dhe ta pranojë zgjidhjen e tyre.

"VMRO-DPMNE nuk ka asnjë argument të vetëm pse është kundër kësaj mase, përveç se është kundër sepse është dorëzuar nga LSDM. Krahasimet me periudhën kur LSDM ka zbatuar me sukses masat për uljen e çmimeve janë të papërshtatshme. Vetëm me një nga masat që LSDM-ja e miratoi dy vjet më parë, më shumë se 500 produkte u bënë më të lira, ose rreth pesë herë më shumë se tani. Qytetarët nuk kanë kohë për të pritur, ndërsa kostoja e jetesës rritet çdo muaj. Duhen zgjidhje efikase, realiste dhe sistematike si kjo zgjidhje ligjore", theksoi Trençevska.

Ajo tha se të gjithë deputetët duhet ta mbështesin propozim-ligjin, sepse është në interes të qytetarëve dhe do të mundësojë një standard më të mirë jetese dhe një ekonomi të qëndrueshme. sa/

foto: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR