Mickoski: Dita e gjuhës rome është edhe kujtesë se duhet ta ruajmë këtë gjuhë, ta mirëmbajmë dhe të sigurohemi që do të vazhdojë të jetojë dhe të zhvillohet
- Dita e gjuhës rome është gjithashtu rikujtesë se ne duhet ta ruajmë këtë gjuhë, ta mirëmbajmë atë dhe të sigurohemi që ajo të vazhdojë të jetojë dhe të zhvillohet. Kujdesi për gjuhën është edhe kujdesi për të ardhmen e kulturës rome dhe vlerat e saj. Duke mbështetur arsimin, ngjarjet kulturore dhe iniciativat ndërkombëtare, mund të jemi të sigurt se gjuha rome do të vazhdojë të jetë pjesë e pasurisë sonë kulturore, theksoi kryeministri Hristian Mickoski në shënimin e Ditës ndërkobëtare ët gjuhës rome.
- Post By Melahat Baftija
- 13:53, 5 nëntor, 2024
Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - Dita e gjuhës rome është gjithashtu rikujtesë se ne duhet ta ruajmë këtë gjuhë, ta mirëmbajmë atë dhe të sigurohemi që ajo të vazhdojë të jetojë dhe të zhvillohet. Kujdesi për gjuhën është edhe kujdesi për të ardhmen e kulturës rome dhe vlerat e saj. Duke mbështetur arsimin, ngjarjet kulturore dhe iniciativat ndërkombëtare, mund të jemi të sigurt se gjuha rome do të vazhdojë të jetë pjesë e pasurisë sonë kulturore, theksoi kryeministri Hristian Mickoski në shënimin e Ditës ndërkobëtare ët gjuhës rome.
Mickoski theksoi se në dekadat e fundit, bëhen përpjekje serioze për mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës rome. Megjithatë, përballemi me shumë sfida, pasi kjo gjuhë është ende nën kërcënimin e humbjes për shkak të asimilimit dhe mungesës së mbështetjes sistematike.
"Arsimi është i një rëndësie kyçe. Arsimi duhet të jetë i qasshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjithë, sepse vetëm kështu do të mund të ndërtojmë një shoqëri që respekton të gjitha kulturat dhe diversitetin. Arsimi nuk duhet të jetë privilegj – duhet të jetë e drejtë në dispozicion për çdo të ri, pavarësisht prejardhjes, statusit ekonomik apo përkatësisë etnike. Por fatkeqësisht ekzistojnë sfida që i pengojnë shumë të rinj të kenë këtë shans. Disa prej tyre janë barriera ekonomike, mungesa e resurseve dhe mundësitë e pabarabarta. Këto sfida duhet t'i tejkalojmë së bashku. Detyra jonë është të ndërtojmë sistem që do të mundësojë arsim cilësor dhe të qasshëm për të gjithë. Kjo është arsyeja pse investimi në arsim është një investim në të ardhmen. Duke investuar në arsim, ne investojmë në ndërtimin e brezave që do të jenë të gatshëm të zgjidhin problemet e së ardhmes. Të rinj që do të krijojnë inovacione, do të promovojnë ndryshime pozitive, praktikisht do të ndërtojnë shoqëri më të fortë dhe më të përgjegjshme", poorositi Mickoski.
Sipas tij, dita e sotme është rikujtim se nevojitet punë e përbashkët për përfshirjen dhe mbështetjen më të madhe të komunitetit rom.
"Të gjithë ne, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo kulturore, jemi pjesë e një komuniteti të madh – komunitetit të njerëzimit. Vetëm së bashku, me respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë, mund të krijojmë një botë ku çdo gjuhë, kulturë dhe çdo histori do të ketë kuptim të barabartë dhe do të dëgjohet dhe respektohet. Le të jetë kjo ditë frymëzimi për të gjithë ne që të respektojmë diversitetin, ta vlerësojmë gjuhën dhe të përpiqemi për një solidaritet më të madh. Të vazhdojë të jetojë dhe zhvillohet gjuha rome, duke mbartur me vete shpirtin dhe mençurinë e popullit të saj", theksoi kryeministri në shënimin e Ditës ndërkobëtare ët gjuhës rome. mb/
Foto: Qeveria