• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bojkovska: Zgjidhja ligjore e LSDM-së është joserioze dhe nuk zgjidh asnjë problem

Bojkovska: Zgjidhja ligjore e LSDM-së është joserioze dhe nuk zgjidh asnjë problem

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit nuk do ta pranojnë zgjidhjen ligjore të paraqitur nga LSDM-ja, sepse nuk është serioze dhe nuk zgjidhë asnjë problem, tha sot deputetja nga shumica qeveritare, Dragana Bojkovska.

"Pa asnjë argument apo logjikë ekonomike, që në fakt mund të shihej nga prezantimi i koleges Jovana Trençevska. Të njëjtët njerëz që e shkatërruan ekonominë e Maqedonisë dhe që standardin jetësor të qytetarëve e fundosën, tani me shqetësim të rrejshëm ofrojnë zgjidhje që nuk mund ta përmirësojë jetën e njerëzve. Ditë e re - dështim i ri ekonomik nga partia e të pasurit nga Dubai. Me shumë gjasa, gjatë një pauze në hotelin "Hilton" në Dubai u erdhi ideja për të paraqitur zgjidhje ligjore që e refuzuan katër herë në mandatin e kaluar", ka thënë Bojkovska. 

Ajo tha se qeveria e kaluar e rriti TVSH-në e mbi 2.000 produkteve ushqimore.

Bojkovska porositi socialdemokratët që nëse duan vërtetë t'i ndihmojnë qytetarët e vetmja gjë që duhet për momentin të bëjnë është të votojnë për Buxhetin e vitit 2025-të. 

"Për rritje të pagave për të gjithë punonjësit, për 5.000 denarë rritje të pensioneve, për realizimin e katër autostradave të reja, për shujta më të larta studentore, për rikonstruimin e konvikteve studentore, për vauçer prej 250 euro për çdo studentë, për një shumë rekord të lartë të investimeve kapitale. Kemi një plan konkret që jep rezultate", tha Bojkovska. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR