Një gjykatës për emigracionin vendos që studenti Mahmud Kalil të dëbohet nga SHBA-ja për qëndrimet e tij pro-palestineze
- Një gjykatës për emigracionin në shtetin federal amerikan Luiziana ka vendosur dje që i diplomuari në Universitetin Kolumbia, Mahmud Kalil, i cili ka vendbanim të përhershëm ligjor në SHBA, duhet të dëbohet.

Uashington, 12 prill 2025 (MIA) - Një gjykatës për emigracionin në shtetin federal amerikan Luiziana ka vendosur dje që i diplomuari në Universitetin Kolumbia, Mahmud Kalil, i cili ka vendbanim të përhershëm ligjor në SHBA, duhet të dëbohet.
Vendimi i gjykatësit vjen pasi qeveria amerikane i dorëzoi një memorandum të mërkurën sekretarit shtetëror amerikan Marko Rubio në të cilin theksohet se Kalil mund të deportohez për "besimet, deklaratat ose shoqatat" e tij që do të kërcënonin interesat e politikës së jashtme amerikane, publikoi Si-En-En.
Pritet që avokatët e Kalit të paraqesin ankesë të vendimit.
Kalil u arrestua nga agjentët federalë muajin e kaluar pasi u lëshua një urdhër dëbimi.
Avokatët e Kalil kanë kundërshtuar akuzat kundër klientit të tyre në gjykatën federale dhe të imigracionit, duke argumentuar se Kalil është në shënjestër për aktivizmin e tij pro-palestinez që shkel të drejtën e tij të mbrojtur me kushtetutë për lirinë e fjales. ls/
Foto: EPA