• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një delegacion izraelit mbërriti në Kajro në bisedime për lirimin e pengjeve

Një delegacion izraelit mbërriti në Kajro në bisedime për lirimin e pengjeve

Jerusalem, 9 janar 2023 (MIA) - Një delegacion izraelit mbërriti në Kajro që t'i vazhdojë bisedimet indirekte për lirimin e pengjeve të cilët po mbahen në Gazë, informuan sot mediat izraelite. 

Në ndërkohë, një pjesë e familjeve të pengjeve izraelite u grumbulluan që të protestojnë në vendkalimin kufitar Kerem Shallom me Gazën. 

Ata planifikonin që ta kthejnë vëmendjen e më shumë se 130 personave të cilët ende mbahen si pengje pasi ishin kidnapuar nga Izraeli jugor më 7 tetor. 

Shai Venkert, babai i 22-vjeçarit që ishte arrestuar, tha se protestuesit në vendkalim do të pengojnë dërgesën e mallrave dhe ilaçeve në Rripin e Gazës. 

Por, policia në rrugë drejt vendkalimit e ka ndaluar kolonën e veturave me familjet e pengjeve që ta pengojë të hyjë në zonën e mbyllur ushtarake. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR