• e enjte, 27 qershor 2024

Nga java e ardhshme temperaturat edhe më të larta

Nga java e ardhshme temperaturat edhe më të larta

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite do të ketë dukuri të izoluar me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtër. Siç informojnë nga DPHM-ja, temperaturat do të kenë rritje graduale, ndërsa pritet të jetë veçanërisht nxehtë nga fillimi i javës së ardhshme.

Nesër temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 10 deri në 19 gradë, ndërsa gjatë ditës nga 24 deri në 35 gradë. UV indeksi do të jetë 8. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor dhe me temperaturë deri në 33 gradë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR