• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shtëpi të përmbytura në Tetovë, automjete dhe rrugë të bllokuara në rrugën nga Sellca në Vicë

Shtëpi të përmbytura në Tetovë, automjete dhe rrugë të bllokuara në rrugën nga Sellca në Vicë

Tetovë, 26 qershor 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) sonte informon se nga Qendra Rajonale e Tetovës është raportuar për bllokim të rrugës lokale. Rreth orës 20:30, pas reshjeve të dendura në formë stuhie, në Shtabin e Krizave të Komunës së Tetovës është marrë informacion për bllokim të rrugës nga Sellca në Vejcë në Malin Sharr. E pakalueshme është edhe një pjesë e bulevardit "Bllagoja Toska" afër kazermës së Tetovës, që është plot me ujë dhe ka një automjet të bllokuar.

"Kanalizime të bllokuara ka edhe në pjesën e epërme të qytetit dhe në Reçicë të Madhe, si dhe një sasi e madhe uji ka hyrë në shtëpi private, oborre dhe podrume. Shtabi Komunal i Krizave është aktiv dhe pret ndërhyrje në vendet e krizave, ndërsa nga QMK-ja gjithashtu, janë njoftuar në Ndërmarrjen Publike Komunale (NPK) Kanalizim nga Tetova, të cilët kanë informuar se do të dërgojnë persona për ndërhyrje. Situata është duke u monitoruar", informojnë nga QMK.

Më herët, QMK-ja bëri të ditur se janë përmbytur oborre dhe shtëpi në rrugën "Ivo Lola Ribar" dhe se ka vërshim të ujit nga kanalizimi  në rr. "169"  si dhe ka podrume të përmbytura nga shtëpitë familjare në rr."172" në drejtim të tregut të kafshëve në Tetovë. sa/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR