• e diel, 22 dhjetor 2024

Mucunski në Bruksel në takime me europarlamentarët Mekalister, Quçuk dhe Strik

Mucunski në Bruksel në takime me europarlamentarët Mekalister, Quçuk dhe Strik

Shkup, 26 qershor 2024

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në suaza të vizitës së tij të parë në Bruksel, realizoi disa takime të veçanta  me disa europarlamentarë, anëtarë të grupacioneve të ndryshme politike të Parlamentit Evropan, Dejvid Mekalister (EPP), Ilhan Çuquk (Renew) dhe Tineke Strik (Greens).

Mucunski e theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe marrëdhëniet me Parlamentin Evropian, ndërsa veçanërisht me theks në përfitimet e procesit të vendosur të bashkëpunimit parlamentar - "Zhan Mone". Dërgoi mirënjohje për punën dhe mbështetjen e tyre të cilën ia japin vendit gjatë procesit inkuadrues dhe shprehu pritje se intensiteti i së njejtës do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Duke theksuar specifikat e dosjes së anëtarësimit të vendit, veçanërisht për sa i përket kohëzgjatjes dhe fazave të procesit gjatë 20 viteve të fundit, Mucunski theksoi se është e nevojshme të ruhet besueshmëria e procesit, i cili do të kontribuojë në integrimin gradual përpara anëtarësimit, për të cilën mjet i mirë është Plani për rritje dhe zbatimi i tij nga të gjitha palët e përfshira.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR