Reshje shiu, erë dhe bubullima sërish në Tetovë
- Paqëndrueshmëria meteorologjike sërish në Tetovë vonë pasdite ka rezultuar me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Kështu ka qenë për rreth një orë, nga ora 17:30 deri në orën 18:30, pasi deri atëherë në qytet ka qenë me diell dhe nxehtë. Për momentin nuk ka informacione për dëmtime dhe probleme të reja.
- Post By Sara Ademi
- 19:14, 26 qershor, 2024
Tetovë, 26 qershor 2024 (MIA) - Paqëndrueshmëria meteorologjike sërish në Tetovë vonë pasdite ka rezultuar me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Kështu ka qenë për rreth një orë, nga ora 17:30 deri në orën 18:30, pasi deri atëherë në qytet ka qenë me diell dhe nxehtë. Për momentin nuk ka informacione për dëmtime dhe probleme të reja.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike publikoi pamje radare të lëvizjes së një mase ajrore të paqëndrueshme me të cilën paralajmëroi për një situatë të tillë.
"Sipas pamjeve të radarëve dhe lëvizjes së masës së paqëndrueshme ajrore, Tetova dhe rajoni i Tetovës pritej të preken nga stuhi me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe shfaqje të mundshme të breshërit. Përveç Tetovës, e cila paraprakisht ishte përfshirë nga stuhia, moti jostabil është edhe në rajonin e Ohrit, Velesit dhe në pjesën veriperëndimore të Luginës së Shkupit, informojnë nga DPHM-ja, ndërsa transmeton edhe Qendra për Menaxhim me Kriza.
Të dielën, për shkak të një stuhie të ngjashme afërsisht në të njëjtën kohë me ditën e sotme, u përmbytën oborre, shtëpi, rrugë dhe sipërfaqe bujqësore. sa/
foto: MIA dhe DPHM