Stuhi me reshje të dendura shiu, bubullima dhe breshër në Shkup
- Shkupi sonte është përfshirë nga një stuhi e fuqishme e përcjellë me erë të fortë, bubullima dhe breshër në disa vende.
- Post By Sara Ademi
- 21:38, 26 qershor, 2024

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Shkupi sonte është përfshirë nga një stuhi e fuqishme e përcjellë me erë të fortë, bubullima dhe breshër në disa vende.
Për momentin shi i rrëmbyeshëm, i ndjekur me bubullima dhe breshër të fortë bie në komunat Gjorçe Petrov, Karposh dhe në qendër të qytetit të Shkupit.
Paraprakisht me stuhi të fortë ishte përfshirë rajoni i Pollogut.
Rekomandohet që qytetarët të mos kërkojnë strehim nga shiu nën drunj të vetëm. sa/
Foto: MIA