• e hënë, 30 mars 2026

Nga e hëna me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët, reshje më të dendura të mërkurën dhe të enjten

Nga e hëna me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët, reshje më të dendura të mërkurën dhe të enjten

 Shkup, 29 mars 2026 (MIA) - Gjatë javës së ardhshme do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme  dhe më i freskët. Siç informon DPHM, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nga e marta do të ketë reshje të herëpashershme të shiut. Reshjet do të jenë më të dendura të mërkurën dhe të enjten (lokalisht mbi 20 l/m²), ndërsa në zonat malore reshjet do të jenë me borë. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here të forta nga veriu.

 Nesër do të mbajë mot  me vransëira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, më e theksuar përgjatë Vardarit. Temperaturat e mëngjesit diku do të bien nën zero dhe do të jenë -4 gradë, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë 18 gradë. Në Shkup, me vransëira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura do të lëvizë nga 4 deri në 15 gradë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR