• e diel, 30 qershor 2024

Nesër raund i ri i dialogut Prishtinë-Beograd

Nesër raund i ri i dialogut Prishtinë-Beograd

Bruksel, 24 prill 2024 (MIA) - Në Bruksel nesër do të vazhdojnë bisedimet në suaza të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, kur pritet sërish temë kryesore të jetë vendimi i Bankës qendrore të Kosovës për ndalesën e përdorimit të dinarit në Kosovë.

Delegacionin nga Beogradi, në të cilin ka ekspertë të shumtë, sërish do ta kryesojë[ drejtori i Zyrës për Kosovë, Oetar Petkoviq, ndërsa nga pala kosovare pritet të marër pjesë kryenegociatori Besnik Bislimi.

Zëdhënësi i Komsionit evropian, Peter Stano, konfirmoi se nesër do të mbahet takim në nivel të kryenegociatorëve të prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e dinarit dhe deklaroi se takimi planifi9kohet të zhvillohet në format të zakonshëm të dialogut. Siç sqaroi, me të dyja palët do të mbahen takime bilaterale, së pari me përfaqësuesit e Beogradit, e më pas do të mbahet takim trepalësh.

Ky është raundi i gjashtë i dialogut ku duhet të bisedohet për vendimin unanim të Prishtinës për ta hequr dinarin nga qarkullimi pagesor në Kosovë.

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR