Tërmet me intensitet 5,5 ballë sipas Rihterit e goditi bregun e Ekuadorit
- Tërmet me intensitet prej 5,5 ballë sipas shkallës së Rihterit e goditi sot bregun e Ekuadorit, njoftoi Qendra sizmologjike evropiane-mesdhetare.
- Post By Besnik Shuki
- 15:36, 10 maj, 2025
Kito, 10 maj 2025 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 5,5 ballë sipas shkallës së Rihterit e goditi sot bregun e Ekuadorit, njoftoi Qendra sizmologjike evropiane-mesdhetare.
Tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 77 kilometrave, me epiqendër në 46 kilometra në juglindje nga Milagro, qytet me rreth 133.000 banorë.
Tani për tani nuk ka raporte për viktima dhe dëm të shkaktuar material. bsh/
Foto: MIA arkiv