Sulm me bomba në Sudan: Jetën e kanë humbur 14 anëtarë të një familjes
- Të paktën 14 anëtarë të një familjes e kanë humbur jetën në bombardimin e një kampi për persona të shpërngulur në Darfur, në pjesën perëndimore të Sudanit, kumtoi një organizatë volontere lokale, duke i akuzuar formacionet paramilitare për sulmin.
- Post By Besnik Shuki
- 14:30, 10 maj, 2025
Port Sudan, 10 maj 2025 (MIA) - Të paktën 14 anëtarë të një familjes e kanë humbur jetën në bombardimin e një kampi për persona të shpërngulur në Darfur, në pjesën perëndimore të Sudanit, kumtoi një organizatë volontere lokale, duke i akuzuar formacionet paramilitare për sulmin.
Kampi Abu Shuk, i cili gjatë javëve të fundit disa herë ishte objektiv i sulmeve artilerike nga ana e Forcave për përkrahje të shpejtë, u bombardua mbrëmë.
"Jetën e kanë humbur 14 qytetarë sudanezë, anëtarë të një familjes, ndërsa disa persona janë lënduar", deklaruan pjesëtarët e organizatës.
Kombet e Bashkuara paraprakisht paralajmëruan se personat e shpërngulur në kampin Abu Shuk po ballafaqohen me uri.
Kampi është shtëpi e dhjetëra mijë njerëzve që kanë ikur nga dhuna në Darfur dhe nga lufta që ka shkatërruar vendin e tretë më të madh afrikan që nga viti 2023.
Përplasjet ushtarake për kontroll të pushtetit filluan në vitin 2023, midis armatës së gjeneralit Abdel Fatah al-Burhan dhe Forcave për mbështetje të shpejtë, të udhëhequra nga ish-zëvendësi i tij, Mohamed Hamdan Daglo.
Sulmet në rajonin e Darfurit janë intensifikuar që kur ushtria e ktheu kontrollin ndaj kryeqytetit, Kartum në fund të marsit.
Sipas KB-së, në konfliktin deri tani janë vrarë dhjetëra mijëra njerëz, ndërsa janë zhvendosur 13 milionë, duke e bërë këtë krizë humanitare një nga më të vështirat në botë. bsh/
Foto: Arkiv/ilustrim