KE: Koalicioni Ndërkombëtar ka rënë dakord për formimin e Tribunalit të Posaçëm për Krimin Agresion ndaj Ukrainës
- Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës dhe përfaqësuesit e një koalicioni ndërkombëtar të shteteve që morën pjesë në takimin e djeshëm ministror në Lavov, duke përfshirë edhe vendin, ranë dakord zyrtarisht të mbështesin formimin e Tribunalit të Posaçëm për Krimin Agresion ndaj Ukrainës", njoftoi Komisioni Evropian.
- Post By Besnik Shuki
- 16:34, 10 maj, 2025
Bruksel, 10 maj 2025 (MIA) - Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës dhe përfaqësuesit e një koalicioni ndërkombëtar të shteteve që morën pjesë në takimin e djeshëm ministror në Lavov, duke përfshirë edhe vendin, ranë dakord zyrtarisht të mbështesin formimin e Tribunalit të Posaçëm për Krimin Agresion ndaj Ukrainës", njoftoi Komisioni Evropian.
"Të gjithë pjesëmarrësit, sipas Deklaratës së Lavovit, mirëpritën përfundimin e punës përgatitore të nevojshme për formimin e Tribunalit së Posaçëm në kuadër të Këshillit të Evropës. Ata u zotuan për formimin e Tribunalit të Posaçëm, për fillimin e shpejtë të punës së tij dhe për mbështetjen e tij në punën e tij", thuhet në kumtesën.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen theksoi se BE mbështet plotësisht Tribunalin e posaçëm për t'i thirrur për përgjegjësi fajtorët për "krimin e rëndë të agresionit kundër Ukrainës".
"Derisa festojmë Ditën e Evropës, po i afrohemi drejtësisë për popullin e Ukrainës. Populli i Ukrainës meriton drejtësi dhe ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të siguruar që ata ta marrin atë", tha Fon der Lajen.
Sipas Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, pëlqimi i këtillë paraqet hap vendimtar drejt sigurimit të drejtësisë për Ukrainën.
"Tribunali i Posaçëm do të mundësojë që ata që janë më përgjegjës për agresionin kundër Ukrainës të thirren në përgjegjësi. Çdo pjesë e luftës ruse është e dokumentuar. Kjo nuk lë vend për dyshime në lidhje me shkeljen e dukshme të Kartës së OKB-së nga Rusia dhe nuk lë hapësirë për pandëshkueshmëri. Agresioni i Rusisë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar", theksoi Kallas.
Nga ana tjetër, Komisioneri i BE-së për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve, Majkëll MekGrat, vlerësoi se kjo marrëveshje është një moment kyç për drejtësinë, të drejtën ndërkombëtare dhe të ardhmen e Ukrainës.
"Po ecim përpara, jo vetëm me fjalë, por edhe me instrumente konkrete. Mbështesim Tribunalin e Posaçëm për Krimin Agresion ndaj Ukrainës", theksoi MekGrat.
Ai theksoi se BE kryesonte aktivitetet për të siguruar drejtësi, në mënyrë që personat përgjegjës për këtë “luftë të paligjshme të agresionit” të sillen para drejtësisë.
"Me këtë e riafirmojmë angazhimin tonë të palëkundur për të mundësuar që rendi i bazuar në rregulla të triumfojë mbi agresionin, sundimin arbitrar dhe pandëshkueshmërinë," shtoi MekGrat.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, parashikohet që Tribunali të ketë fuqinë për të hetuar, ndjekur dhe dënuar penalisht udhëheqësit politikë dhe ushtarakë rusë, për të cilët do të vlerësohet se mbajnë përgjegjësinë më të madhe për krimin agresion ndaj Ukrainës.
Gjykata duhet të themelohet në bazë të një marrëveshjeje të lidhur midis Këshillit të Evropës dhe Ukrainës.
Këshilli i Evropës duhet të vendosë kornizën e nevojshme për themelimin e Tribunalit të Posaçëm, e pas formimit të tij, autoritetet kombëtare ukrainase do të mund të ridrejtojnë hetimet dhe ndjekjet penale të brendshme në vazhdim në lidhje me krimin agresion në Prokurorinë e kësaj Gjykate.
Dëshmitë e mbledhura gjatë punës së Qendrës Ndërkombëtare për Ndjekjen e e Vepërs Penale Agresion (ICPA), që funksionoi në kuadër të Euroxhast, nëse është e nevojshme, po ashtu do të dorëzohen edhe në Prokurorinë e Tribunalit special.
Foto: KE