Trembëdhjetë civilë janë vrarë në pjesën pakistaneze të Kashmirit në 12 orët e fundit
- Të paktën 13 civilë e kanë humbur jetën në pjesën pakistaneze të Kashmirit në 12 orët e fundit - deri sot në mesditë, kumtoi agjencia për menaxhim me katastrofa në rajon, pas veprimeve ushtarake të Islamabadit kundër Indisë herët në mëngjes.
- Post By Besnik Shuki
- 13:47, 10 maj, 2025
Islamabad, 10 maj 2025 (MIA) - Të paktën 13 civilë e kanë humbur jetën në pjesën pakistaneze të Kashmirit në 12 orët e fundit - deri sot në mesditë, kumtoi agjencia për menaxhim me katastrofa në rajon, pas veprimeve ushtarake të Islamabadit kundër Indisë herët në mëngjes.
Me këtë rast, më shumë se 50 persona janë lënduar në rajon, kumtuan autoritetet. bsh/
Foto: EPA