• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: India dhe Pakistani u pajtuan për armëpushim të plotë pas bisedave me ndërmjetësim të SHBA-së

Tramp: India dhe Pakistani u pajtuan për armëpushim të plotë pas bisedave me ndërmjetësim të SHBA-së

Uashington, 10 maj 2025 (MIA) - India dhe Pakistani u pajtuan për armëpushim të plotë, pas bisedave me ndërmjetësim të SHBA-së, tha sot presidenti amerikan, Donald Tramp.

"Pas një nate të gjatë bisedimesh me ndërmjetësim të SHBA-së, me kënaqësi njoftoj se India dhe Pakistani janë dakorduar për një armëpushim të plotë, menjëherë. I përgëzoj të dy vendet për përdorimin e logjikës së shëndoshë dhe inteligjencës së madhe”, shkroi Tramp në rrjetin social "Truth Social".

Ministri pakistanez i Mbrojtjes, Havaxha Asif, paraprakisht tha se janë vendosur kontakte me Indinë dhe se SHBA-ja dhe Arabia Saudite po luanin rol ndërmjetësues në qetësimin e tensioneve. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR