• e premte, 05 dhjetor 2025

India dhe Pakistani e konfirmuan armëpushimin e dakorduar me ndërmjetësim të SHBA-së

India dhe Pakistani e konfirmuan armëpushimin e dakorduar me ndërmjetësim të SHBA-së

Nju-Delhi/Islamabad, 10 maj 2025 (MIA) - India dhe Pakistani konfirmuan se është arritur marrëveshje për armëpushim, i cili hynë në fuqi prej sot, njoftuan agjencitë botërore.

Paraprakisht, presidenti amerikan, Donald Tramp tha se India dhe Pakistani u pajtuan për armëpushim të plotë, pas bisedave me ndërmjetësim të SHBA-së.

"Pas një nate të gjatë bisedimesh me ndërmjetësim të SHBA-së, me kënaqësi njoftoj se India dhe Pakistani janë dakorduar për një armëpushim të plotë, menjëherë. I përgëzoj të dy vendet për përdorimin e logjikës së shëndoshë dhe inteligjencës së madhe”, shkroi Tramp në rrjetin social "Truth Social". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR