Pakistani publikoi se hapësira e tij ajrore është përsëri e hapur pas armëpushimit me Indinë
- Hapësira ajrore pakistaneze është përsëri e hapur, njoftuan sot autoritetet e aviacionit pakistanez, pasi që Islamabadi, Nju-Delhi dhe Uashingotni shpallën armëpushim mes Indisë dhe Pakistanit.
- Post By Besnik Shuki
- 16:31, 10 maj, 2025
Islamabad, 10 maj 2025 (MIA) - Hapësira ajrore pakistaneze është përsëri e hapur, njoftuan sot autoritetet e aviacionit pakistanez, pasi që Islamabadi, Nju-Delhi dhe Uashingotni shpallën armëpushim mes Indisë dhe Pakistanit.
"Të gjitha aeroportet tani janë të hapura për fluturime të rregullta", thuhet në kumtesë.
Paraprakisht, presidenti amerikan Donad Tramp publikoi se India dhe Pakistani janë pajtuar për armëpushim të plotë dhe urgjent, gjë që Nju-Delhi dhe Islamabadi më vonë edhe zyrtarisht e konfirmuan. bsh/
Foto: MIA arkiv