• e martë, 26 nëntor 2024

Në sulmin ajror në Etiopi jetën e humbën 15 civilë

Në sulmin ajror në Etiopi jetën e humbën 15 civilë

Adis Abebë, 23 shkurt 2024 (MIA) - Së paku 15 civilë e humbën jetën sot në një sulm ajror ndaj një kamioni në rajonin Amhara në Etiopi, ku armata etiopiane ka përplajse me grupet militante. Mes viktimave ka gra dhe fëmijë, transmetojnë mediumet britanike.

Disa nga viktimat ikën nga konflikti, përderisa të tjerë ktheheshin në shtëpi nga një ceremoni pagëzimi.

Tani për tani askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin.

Në konfliktin mes ushtarëve etiopianë dhe grupit militant Fano, që po zgjatë nga korriku i vitit të klauar, deri më tani janë vrarë mbi 200 pesrona, ceket në raportin e Kombeve të Bashkuara.

Konflikti në Amhara shpërtheu para më pak se një viti pasi që qeveria arriti marrëveshje paqësore në nëntor të vitit 2022 për përfundim të luftës civile dyvjeçare në rajonin fqinj Tigraj, në të cilin jetën e humbën qindra të rinj.

Grupi militant Fano luftonte së bashku me armatën etiopiane kundër kryengritësve në Tigraj, por pas përfundimit të konfliktit, ata e akuzuan Qeverinë etiopiane se po tenton ta minojë sigurinë e Amharës. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR