• e mërkurë, 03 korrik 2024

Në sulmet ajrore izraelite mbi Liban u vranë katër, ndërsa u plagosën nëntë persona

Në sulmet ajrore izraelite mbi Liban u vranë katër, ndërsa u plagosën nëntë persona

Bejrut, 14 shkurt 2024 (MIA) - Të paktën katër persona janë vrarë në sulmet e sotme ajrore izraelite në Libanin jugor, sipas të dhënave të mbrojtjes civile libaneze.

Një grua dhe dy fëmijët e saj u vranë në një sulm në një shtëpi në qytetin Al Suvejneh, thuhet në kumtesë. Shtohet se një person është vrarë, ndërsa nëntë persona janë plagosur në një sulm tjetër izraelit në qytetin kufitar Adçit, transmeton Anadolli.

Ushtria izraelite sot njoftoi se ka filluar valë "të madhe" të sulmeve ajrore kundër Libanit. 

Kjo ka ndodhur pas sulmit me raketa nga Libani jugor ndaj bazës ushtarake në Safad në veri të Izraelit, me çka një person u vra, ndërsa shtatë ishin plagosur. 

Tensionet janë të mëdha përgjatë kufirit me Libanin dhe Izraelin me shkëmbim të përkohshëm të zjarrit mes forcave izraelite dhe Hezbollahut, në përleshjet më vdekjeprurëse pasi të dyja anët hynë në luftë në vitin 2006. 

Rritja e tensioneve erdhi pas fillimit të ofensivës ushtarake izraelite ndaj Rripit të Gazës, i akuzuar për gjenocid, në të cilën u vranë më shumë se 28.500 persona pas sulmin kufitar të Hamasit më 7 tetor. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR