• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shqipëri bigamia do të dënohet me burg

Në Shqipëri bigamia do të dënohet me burg

Tiranë, 6 shkurt 2024 (MIA) - Qeveria e Shqipërisë propozon ndryshime në Kodin Penal, me të cilat parashikohen masa më të rrepta për personat të cilat kanë dy ose më shumë martesa në të njëjtën kohë.

"Ndërsa deri tani e kemi quajtur problem moral cenimin e besnikërisë mes bashkëshortëve, në draft-ndryshimet e Kodit Penal, ky do të jetë një vepër penale për të cilën mund të shqiptohet dënim me burg deri në tre vjet. Sipas propozim-ligjit të paraqitur në diskutim, mbajtja e dy ose më shumë martesave në të njëjtën kohë, ose bashkëjetesa në të njëjtën kohë me një ose më shumë partnerë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet", publikou Top Channel.

Nëse bigamia vazhdon edhe pas dënimit të parë, më pas dënohet me katër vjet burgim.

"Situata e mbajtjes së martesave apo bashkëjetesave paralele nuk është një fenomen i panjohur në Shqipëri. Jo rrallë herë, në media kemi parë burra që bashkëjetojnë me dy gra për të krijuar mundësinë të lënë trashëgimtarë. Në raste të tjera ka pasur raste kur burra jetojnë në disa lidhje paralele, nga të cilat kanë edhe fëmijë. Në raste të caktuara duke përdorur besimin, individë të veçantë mbajnë martesa të shumëfishta në të njëjtën kohë", thekson televizioni.

Sipas të njëjtit burim, rasti më i freskët është i mjekut Dervish Hasi, i cili kishte tri martesa, ndërsa të katërtën e krijoi me një të mitur 16 vjeçare, për të cilën gjë edhe përfundoi pas hekurave. ls/ 

Foto: ueb faqja e qeverisë së Shqipërisë 

 

QËNDRONI TË LIDHUR