• e diel, 29 mars 2026

Në Shkup edicioni i 5-të i garës "Vodno 10K", regjim i posaçëm i trafikut

Në Shkup edicioni i 5-të i garës

Shkup, 29 mars 2026 (MIA) - Klubi Atletik "Fortius" nga Shkupi sot organizon edicionin e pestë të garës "Vodno 10K". Pritet të marrin pjesë 500 garues, ndërsa fillimi i garës është në orën 10:00 në parkingun e poshtëm të Vodnos së Mesme.

Ruta e lëvizjes është përgjatë rrugës së asfaltuar (R2138) deri në manastirin "Shën Panteleimon" dhe anasjelltas, me një gjatësi totale prej 9.6 kilometrash. Seksioni do të jetë i mbyllur për trafik nga ora 06:00 deri në orën 13:00.

Përveç kësaj gare, prej gati 10 kilometrash, është planifikuar edhe një garë stafetash.

"U bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të përdorin transportin publik, ndërsa për garuesit është siguruar transport falas, i cili do të shkojë nga shkolla fillore "Koço Racin” deri në parkingun "Vodno e Mesme" dhe në rend të kundërt pas përfundimit të ngjarjes, deklaron Klubi Atletik "Fortius".

Nga MPB njoftojnë se për shkak të organizimit të garës, nga ora 10:00 do të ketë regjim të veçantë trafiku në rrugën nga Vodno e Mesme përgjatë rrugës rajonale (R2138) deri në parkingun e Manastirit të Shën Pantelejmonit dhe anasjelltas. Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku, me trafik që do të ridrejtohet në rrugët përreth.

MPB u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e lëshuara nga oficerët e policisë në rrugët ku do të zhvillohet eventi. sa/

foto: Klubi Atletik "Fortius"

QËNDRONI TË LIDHUR