• e enjte, 25 korrik 2024

Në Berovë më ftohtë -3 gradë, në Dojran janë matur 6 gradë

Në Berovë më ftohtë -3 gradë, në Dojran janë matur 6 gradë

Shkup, 3 mars 2024 (MIA) - Temperaturë më e ulët e mëngjesit është matur në Berovë -3 gradë, ndërsa më e lartë 6 gradë në Dojran.

Sipas DPHM-së, 0 gradë janë matur në Manastir dhe Kodrën e Diellit, 1 gradë në Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Tetovë, Hanet e Mavrovës, Ohër, Pretor, Prilep dhe Strumicë, dy në Demir Kapi dhe Veles, tre gradë në Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Gjevgjeli, Kavadar, Kumanovë dhe Krushevë dhe 4 gradë në Vinicë.

Sedimenti ujor i reshjeve në 24 orët e fundit deri në orën 07 (në l/m2) është 5 në Kriva Pallankë dhe 2 në Krushevë.

Gjatë natës moti ka qenë i kthjellët, ndërsa në mëngjes me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Në disa lugina ka mjegull të dobët. Fryn erë e lehtë kryesisht nga drejtimi jugor.

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Pasdite kryesisht në rajonet malore do të ketë kushte për reshje të herëpashershme të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temepratura maksimale do të jetë në interval prej 13 deri në 20 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temepratura maksimale do të arrijë 18 gradë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR