• e mërkurë, 12 mars 2025

Në Afganistan 50 persona e kanë humbur jetën në dy aksidente trafiku

Në Afganistan 50 persona e kanë humbur jetën në dy aksidente trafiku

 Kabul, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Në dy aksidente trafiku në autostradën në juglindje të Afganistanit, humbën jetën 50 persona, ndërsa 76 janë lënduar, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar. 

 "Autobusë dhe cisterna me naftë u përplasën në autostradën Kabul-Kandahar dje në mbrëmje, deklaroi zëdhënësi i guvernatorit të provincës Gazni, Hafiz Omar. 

 Aksidenti i dytë ndodhi në autostradën e njejtë, e cila e lidhë kryeqytetin afgan Kabul me jugun e vendit.

 "Të lënduarit janë dërguar në spitalet në Gazni, ndërsa autoritetet janë në proces të dorëzimit të trupave te familjet e tyre. Pacientët në gjendje më serioze janë dërguar në Kabul. Në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë", deklaroi Omar. 

 Aksidentet e trafikut janë të shpeshta në Afganistan, kryesisht për shkak të kushteve të këqija të rrugëve dhe moskujdesja e shoferëve. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR