MSH në Rripin e Gazës: Deri tani janë vrarë 30.631 palestinezë
- Ministria e Shëndetësisë e Hamasit sot publikoi se 30.631 palesinezë janë vrarë në Gazë nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe organizatës palestineze.
- Post By Fami Bajrami
- 13:26, 5 mars, 2024

Gazë, 5 mars 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë e Hamasit sot publikoi se 30.631 palesinezë janë vrarë në Gazë nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe organizatës palestineze.
Siç u kumtua, në njëzet e katër orët e fundit janë vrarë 97 persona, ndërsa janë plagosur gjithsej 123. Nga 7 tetori, kur filloi lufta e deri tani, janë plagosur gjithsej 72.043 persona.
"Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë", kumtoi Ministria, ndërsa besohet se mijëra trupa janë nën rrënoja në tërë Gazën dhe nuk llogariten në mesin e viktimave. rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s