• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPB-ja ruse ka përgatitur ligj me të cilin të huajt që vijnë në Rusi do të duhet të nënshkruajnë "marrëveshje për lojalitet"

MPB-ja ruse ka përgatitur ligj me të cilin të huajt që vijnë në Rusi do të duhet të nënshkruajnë

Moskë, 29 nëntor 2023 (MIA)- Ministria ruse e Punëve të Brendshme ka përgatitur draft- ligj me të cilin i detyron të huajt të nënshkruajnë "marrëveshje për lojalitet" që ua ndalon të kritikojnë politikën zyrtare, ta diskreditojnë historinë ushtarake sovjetike ose ti' shkelin vlerat tradicionale të familjes.

Pasiqë presidenti rus Vlladimir Putin e filloi invazionin në Ukrainë në shkurt të viti 2022, Rusia ka futur një sërë ligjesh të ashpra që ndalojnë diskreditimin e ushtrisë, ndërsa gjykatat dënojnë aktivistët e opozitës me dënime të gjata burgimi.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS publikoi se Ministria e Punëve të Brendshme ka përgatitur draft-ligj me të cilën të gjithë të huajt që hyjnë në Rusi do i detyrojë të nënshkruajnë marrëveshje e cila në thelb e kufizon lirinë e tyre të shprehjes. Një të huaji në Rusi do ti ndalohet "përzierja në aktivitetet  e trupave publik në Federatën ruse, diskreditim në çfarëdo lloj forme në politikën e brendshme dhe të jashtme të shtetit të Federatës ruse, autoritetet publike dhe shërbimet e tyre", transmeton TASS.

Marrëveshja e vazhduar do të përfshijë klauzola morale, familje, "propagandë për raporte jotradicionale seksuale" dhe histori. Kështu, të huajve do u ndalohet "ta shtrembërojnë të vërtetën historike për veprën e popullit sovjetik në mbrojtje të atdheut dhe kontributin e tij në fitoren mbi fashizmin".

Që draft-ligji të bëhet ligj, dokumenti duhet t'i referohet Dhomës së ulët të Parlamentit rus, që nuk është bërë ende, të kalojë në komisionin për shqyrtim dhe disa lexime përpara se të dërgohet deri te presidenti Vlladimir Putin për nënshkrimin e tij. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR