• e premte, 12 korrik 2024

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 35 deri 42 gradë Celsius. UV-indeksi do të jetë 9.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura minimale do të ulet deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 40 gradë Celsius. 

Në ditët e ardhshme, siç njoftojnë nga DPHM, vazhdon periudha e motit me diell dhe shumë të nxehtë me temperaturë ditore të cilat gjithandej do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa temperatura do të kalojë 40 gradë. Për këtë arsye niveli portokalli do të aktivizohet deri në fund të javës së ardhshme të punës për rrezikun nga temperaturat e larta.

Të dielën në orët e pasdites në pjesët perëndimore do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR