• e enjte, 02 janar 2025

Taravari: Nuk besoj se ISHP Gjinekologjia Çair furnizon kamera sigurie të cilat do të regjistrojnë audio

Taravari: Nuk besoj se ISHP Gjinekologjia Çair furnizon kamera sigurie të cilat do të regjistrojnë audio

Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Nuk besoj se ISHP Gjinekologjia Çair furnizohet me kamera të tilla të sigurimit të cilat regjistrojnë audio, nëse eventualisht ka, do të mendojmë më tej për hapat e ardhshëm, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në përgjigjen e gazetarëve në hapjen solemne të pjesës së renovuar të Klinikës Universitare për Psikiatri.  

Sipas Taravarit, njoftimi vjen nga disa media të cilat kanë tendencë të tregojnë se qeveria kërkon të përgjojë dhe të shohë se çfarë po ndodh në Institucionin e Shëndetit Publik. 

"Unë nuk besoj se ISHP Gjinekologjia Çair furnizohet me aparate të tilla për përgjim, duhet të shkoni të bisedoni me drejtoreshën. Janë disa media që kanë disa tendenca për të treguar se neve na intereson të përgjojmë apo të shohim se çfarë po ndodh në Klinikë. Nuk besoj se ka diçka të tillë, nëse eventualish ka, do të mendojmë më tej për hapat e ardhshëm", tha Taravari. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR