Mickoski për MIA-n: Në vend se ne të evropianizohemi, procesi i inkuadrimit në BE ballkanizohej
- Procesi i inkuadrimit në Bashkimin Evropian më mënyrën e këtillë të vendim-marrjes ballkanizohej, në vend se ne të evropianizohemi, thotë në intervistën e fundvitit për MIA-n kryeministri Hristian Mickoski, i cili theksoi se asnjë politikan nga Brukseli apo bota nuk ka thënë "jo", kur ua prezantojnë argumentet rreth ndryshimeve kushtetuese. Thotë se duhet të punojmë së bashku me partnerët evropianë, por prioritet është zgjidhja e detyrave vendore.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:45, 2 janar, 2025
Shkup, 2 janar 2025 (MIA) - Procesi i inkuadrimit në Bashkimin Evropian më mënyrën e këtillë të vendim-marrjes ballkanizohej, në vend se ne të evropianizohemi, thotë në intervistën e fundvitit për MIA-n kryeministri Hristian Mickoski, i cili theksoi se asnjë politikan nga Brukseli apo bota nuk ka thënë "jo", kur ua prezantojnë argumentet rreth ndryshimeve kushtetuese. Thotë se duhet të punojmë së bashku me partnerët evropianë, por prioritet është zgjidhja e detyrave vendore.
Për atë se garanca nuk kanë as vendet e tjera kandidate, të cilat mund të hasin në pengea edhe pasi t'i përfundojnë negociatat për shkak të mënyrës së vendim-marrjes në BE, Mickoski thekson se kjo është në rregull nëse ato pengesa vendosen për shkak të problemeve reale.
"E saktë, dakordohem, por nëse ato pengesa kanë të bëjnë me probleme reale. Dhe tani kjo mënyrë e kontesteve bilaterale dhe udhëheqja e politikave dhe zhvillimi i procesit e shihni se ku po na çon. Tani Kroacia thotë se Mali i Zi nuk mund ta mbyllë këtë klaster për disa arsye. Bullgaria thotë nuk mundet Serbia për disa arsye. E tërë ajo që filloi që në kohën kur fqinji ynë jugor vazhdimisht na bllokonte edhe në NATO edhe në BE për shkak të çështjes bilaterale, ajo ishte çështja me emrin etj., tani ngadalë por sigurt po bëhet praktikë. Dhe këtu është problemi tek vetë Bashkimi Evropian mendoj më i madhi sepse në vend se të shihen përvojat pozitive nga e kaluara, një përvojë e tillë pozitive ishte kontesti mes Kroacisë dhe Sllovenisë dhe në vend se në atë mënyrë të zhvillohen edhe këto konteste bilaterale, tek ne çka ndodhi - bilateralizimi u bë vegël, përkatësisht, në vend se ne të bëhemi evropianë, evropianët u bënë ballkanas dhe ky është problemi më i madh tani tek ne. Ptraktikisht, procesi i inkuadrimit të negociatave po ballkanizohej. Në vend se ne të evropianizohemi, procesi po ballkanizohej për shkak të mënyrës së këtillë të vendim-marrjes. Prandaj duhet të punojmë bashkarissht jashtë, por njëkohësisht do të përsëris, prioritet ta kemi zgjidhjen e detyrave brenda", thekson Mickoski.
Për propozimin për ndryshime kushtetuese me veprim të shtyrë, thekson se të gjithë me të cilët kanë biseduar në komunitetin ndërkombëtar thonë - e drejtë, e matur, kjo është kjo, por që Sofja nuk pranon.
"Është fakt se gjendja tek fqinji ynë lindor, akoma mungesa e qeverisë, një qeveri stabile, faktorë të vendim-marrjes, dhe tërë ajo që atje është realitet, e vështirëson procesin dhe atëherë vebdimi më shpesh është - ja pra, e dini, Sofja nuk e prnaon atë. Dhe ne vazhdimisht argumentojmë se ai propozim nuk është i kundërt me konkludimet, përsëri i themi argumentet tona për tërë atë që në të kaluarën, për tërë atë që e presim të na ndodhë në të ardhmen, si mund t'ua sqarojmë tani ne qytarëve tanë se do ta ndryshojmë Kushtetutën për këtë arsye, për shkak të këtij argumenti se disa qindra bashkëqytetarë tanë të cilët për vete thonë se janë pjesë e komunitetit bullgar duhet të hyjnë si element konstituiv, ndërsa dhjetëra mië bashkëqytetarë tanë në të kaluarën dhe qindra mijë maqedonas në Bullgari nuk mund të themelojnë asnjë organizatë joqeveritare. Kemi 14 aktvendime të Gjykatës për të drejta të njeriut në Strasburg, citojmë pjesë të Deklaratës së Lisbonës ku qartë bëhen me dije cilat janë kriteret për fillim të negociatave etj. I tërë ky proces është i mundimshëm, nuk është i thjeshtë", thotë Mickoski.
Është i gatshëm në vitin 2025 të takohet me përfaqësues të lartë të Sofjes, të biedojë me ta kudo qoftë për këtë temë dhe t'i shqyrtojnë të gjitha mundësitë, sepse, siç theksoi, nevojitet të dyja palët të dakordohen.
Më 18 janar niet drejt SHBA-së, ku do të kërkojë mbështetje për eurointegrimet edhe nga partneri strtaegjik. Thotë se krahas Brukselit, Uashingtoni është vend jashtëzakonisht i rëndësishëm për shtetin.
"Abolutiht, nisem drejt SHBA-së më 18 janar dhe atje do të parashihen disa takime, shumë bisedime dhe shumë tema dëhsiroj t'i hapë dhe t'i mbyllë sepse mendoj se krahas Brukselit, Uashingtponi është vend jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne si shtet dhe për ne si Qeveri. Me të vërtetë do të kem takime cilësore nga ajo që është dakorduar deri më tani me njerëzit kryesor të administratës në Uashington dhe pres ta tërheq vëmendje dhe me optikë më ndryshe të shohin drejt Ballkanit. Duhet së pari në mënyrë rjaonale ta tërheqim vëmendjen, përkatësisht optika e Uashingtonit të shohë tek ne si rajon, jo si individ në atë rajon. Po, individ i rëndësishëm, udhëkryq natyror, zemër e Ballkanit, por megjithatë nëse e shohim Ballkanin si tërësi, si rajon, atëherë përmes optikës së Uashingtonit më mirë mund t'i shohim gjërat dhe dëshiroj tërë atë ta prezantoj atje, cilat janë përparësitë të cilat i oftojmë ne si shtet i vogël, vend i bukur në zemër të Ballkanit, por edhe cilat janë sfidat për rajonin", thekson kryeministri Hristian Mickoski në intervistën për MIA-n. ab/
Foto: МIА