• e shtunë, 04 janar 2025

Konfirmohen shkaqet për fatkeqësinë në rreth rrotullimin e Shkupit në të cilin ndërroi jetë një person

Konfirmohen shkaqet për fatkeqësinë në rreth rrotullimin e Shkupit në të cilin ndërroi jetë një person

Shkup, 2 janar 2025 (MIA) - Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike Shkup së bashku me ekipet hetimore të MPB-së mbrëmë kryen eksspertizë në vendin e ngjarjes që ndodhi në rreth rrotullimin e Shkupit dhe në të cilin jetën e humbi një grua.

"Shkaqet dhe rrethanat e sakta nën të cilat ndodhi ngjarja po konfirmohen, por sipas njohurive fillestare, viktima është grua, e cila ose ka lëvizur në këmbë nëpër autostradë ose ka rënë nga mbikalimi në rrugë. Në atë moment, në kushte të natës të dukshmërisë së ulur në rrugë, në të është ndeshur automobili i cili ka lëvizur në rreth rrotullim. Shoferi i automjetit i është nënshtruar testit për alkool menjëherë pas fatkeqësissë, me ç'rast nuk është konstatuar se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit", ceket në kumtesën e PPRMV-së.

Është dhënë urdhër për obduksion të trupit të viktimës, janë mbledhur gjurmë dhe dëshmi materiale të cilat do të jenë lëndë e ekspertizës. Po bisedohet edhe me dëshmitarë okular të ngjarjes, me qëllim që të hetohen të gjitha rrethanat", theksojnë nga PPRMV. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR